LajmeTe gjitha

Shqiptari i kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet në Itali

Emri i tij ishte në listat e më të kërkurave në të gjithë Europën, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje të shumta.

 

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Dragan Hasanaj, është arrestuar nga policia në Ragusa, Siçili, pasi për të ishte lëshuar një  urdhër arresti evropian nga Gjermania, ku ai dhe persona të tjerë akuzohen për vjedhje shtëpish. Hasanaj u arrestua nga agjentët e skuadrës së lëvizshme, pas informacionit se ai mund të ishte në zonën lindore të ishullit.

23-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe tani është në qeli, në pritje të daljes para gjykatës për ekstradimin në Gjermani.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm