Showbiz

Shqiptari më i urryer në Amerikë, shpenzim marramendës në koncert

Ai ka fituar tashmë titullin “shqiptari më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” pasi rriti çmimin e Daraprimës, ilaç që përdoret për të kuruar personat e prekur nga HIV/AIDS, në shifra marramendëse.

Epo, duket se Martin Shkreli e ka mbushur plot llogarinë bankare sepse ka shpenzuar plot 10,000$ për koncertet e Jay Z. Kjo është bërë e ditur nga llogaritarja e Shkrelit, e cila ka treguar në bankën e të akuzuarit se shqiptari i ka shpenzuar këto para në një periudhë kur kompania kishte qindra mijëra dollarë në llogari.

Gjatë hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se plot 1 milion $ nga kompania Retrophin kanë kaluar në një llogari personale në emrin e Shkrelit.

Aktualisht, Martini është në një hetim për krim ekonomik dhe mashtrim me çmimin e lartë të ilaçit të shumëkërkuar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm