Lajme

Si e gjeti i riu në shtrat të therur gruan e tij

Sipas mediave të huaja një burrë në Karolinën e Veriut telefonoi urgjencën duke thënë se u zgjua nga një ëndërr dhe gjeti gruan e tij të therur për vdekje, në dhomën e tyre të gjumit.

Mediat thonë se policia akuzoi 28-vjeçarin Matthew Phelps për vrasje të premten pasi ai bëri telefonatën shokuese për gruan e tij, 29-vjeçaren Lauren Ashley-Nicole Phelps. Ai telefonoi numrin 911 të urgjencës duke thënë me gjysmë zëri:

“Unë e vrava atë…” “Nuk mund ta besoj që e bëra diçka të tillë..” Ai tha se para se të flinte kishte marrë ilaçe për të ftohtët më tepër se ç’duhej dhe se kishte humbur sensin e kohës. “Kam marrë më shumë ilaçe se sa duhet. Kam marrë ilaçe që mendova se do më bënin të ndihesha mirë, pasi ndonjëherë nuk mund të e natën”, shpjegoi ai. Në fund të telefonatës shtatë minutëshe me 911, Phelps filloi të qante, duke thënë se gruaja e tij nuk e meritonte këtë dhe se gjaku i saj ishte tharë mbi rrobat e tij.

Show More

Related Articles