Kuriozitete

Si të përmirësoni shikimin

Vezët

Vezët mund t’iu sjellin përfitime të shumta shëndetësore veçanërisht përmirësimin e shikimit tuaj. Ato përmbajnë kanë acide yndyrore omega-3 të cilat janë përgjegjëse për luftimin e problemeve të ndryshme të syve.

Perimet me gjethe të gjelbra

Bëni këto perime pjesë të rutinës suaj të përditshme. Sytë kanë nevojë për vlera ushqyese që ia ofrojnë këto perime.

Në perimet e gjelbra do të gjeni vitamina të ndryshme si; Vitaminë A, B-12, C dhe minerale kalciumi, që sytë kanë nevojë për të parë më mirë. Disa nga ushqimet që mund të përfshini në dietën tuaj janë: spinaqi, lakra, lulelakra.

Peshku

Peshku është një nga ushqimet shumë të rëndëishme për sytë. Ka sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë tejet të dobishme.

Hulumtime të mëtejshme kanë  zbuluar se peshku përmban vitamina A dhe D, të cilat luajnë një rol kritik në mbajtjen e retinës së syrit të shëndetshme.

Çokollata e zezë

Ekspertët zbuluan se çokollata përmban antioksidantë dhe substanca të tjera të quajtura flavonoid që mund të ndihmojnë syrin të funksionojë më mirë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close