Lajme

Si zbulova që burri im ishte pedofil dhe pse e dorëzova në polici!

Një politikane australiane ka mbajtur një fjalim tronditës duke rrëfyer se zbuloi papritur se bashkëshorti i saj ishte pedofil se është burgosur për posedim të qindra materialeve pornografike me fëmijë.

Rachel Carling-Jenkins, një anëtare e parlamentit shtetëror të Victorias, tha se kishte zbuluar koleksionin pornografik në shtëpinë e tyre vitin e kaluar, raporton “BBC”.

Burri i saj u dënua pas Dr Carling-Jenkins dhe djali i tyre e kallëzuan  në polici.

Ajo tha se zbulimi i “sekretit te burrit të saj” i kishte thyer jetën “përmbys ”

“Unë isha e para që pashë imazhe tronditëse…. më kanë shkaktuar ankth të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm”,  rrëfeu ajo.

“Martesa ime përfundoi menjëherë dhe u largova nga shtëpia ditën që zbulova këtë sekret tronditës të bashkëshortit tim….  nuk u ktheva më kurrë në shtëpinë tonë.”

Politikania konservatore tha të enjten se kishte heshtur në këtë çështje për të parandaluar ndërhyrjen në procedurat e policisë dhe gjykatave, shkruan syri.net.Megjithatë deputetja u shprehen se tashmë nuk kishte asnjë dyshim se burri i saj ishte pedofil dhe ishte i varur nga pornografia e fëmijëve.

” Si nënë apo si grua, nuk ndjej asnjë keqardhje për raportimin e këtij krimi të tmerrshëm që ndodhi brenda shtëpisë sime”, tha ajo.

Dr Carling-Jenkins tha se burri i saj nuk pranoi të nënshkruante letrat e divorcit dhe gjithashtu mohoi asaj ndarjen e pasurisë.

Ajo tha se ajo ishte abuzuar financiarisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar me burg.

Politikania gjithashtu foli për ankthin që ndiente për vogëlushet që kishin rënë pre e burrit të saj.

“Fytyrat e shumë prej tyre janë ngulitur në kujtesën time ….unë lutem që policia të jetë në gjendje t’i identifikojë dhe t’i shpëtojë”.

“Këto vajza të vogla nuk do të abuzoheshin nëse njerëzit si ish- burri im pedofil nuk  do t’i nxirrnin në tregun e prostitucionit online”.

Deputetët e tjera femra nxituan të përqafuan Dr Carling-Jenkins pas fjalimit prekës në parlament, i cili po bën tashmë xhiron e botës ./SYRI.net/

Show More

Related Articles