Lajme

Siguria ushqimore duket se përbën një mision të vështirë

Siguria ushqimore duket se përbën një mision të vështirë jo vetëm për konsumatorin që nuk ka garanci në atë që blen në treg, por edhe për autoritetet që nxjerrin një varg pengesash që sipas tyre, cënojnë sigurinë e produkteve.
Për kreun e Bujqësisë në Vlorë, Beqir Kashuri, procedurat ligjore janë një barrë që vendos në vështirësi sigurinë e produktit, pasi në vend bujqësia e blegtoria ende nuk është e formalizuar 100%.

Kashuri: Që fermeri të formalizohet, që ne të arrijmë të bëjmë atë që e bëjnë dhe vendet që 100% e blegtorisë të jetë matrikulluar, e formalizuar, e kontrolluar. Të kontrollohet cdo pasardhës që të kontrollohet cilësia e mishit që pastaj të jemi 100% për të ruajtur shëndetin e njerëzve. E vërteta është që kemi patur shumë pak raste me brucelozë dhe nuk kemi raste me antraks që është deri në fatalitet.

Show More

Related Articles