Situata “katastrofale” në Shqipëri për të pastrehët në nevojë ekstreme! (Foto)

Jeta e familjeve egjiptiane ato romake dhe refugjatëve në Shqiperi është e veshtirë pasi ata përballen me papunësinë e tyre,dhe i detyrojnë fëmijët të lypin si keta “endacakë”,me të cilët përballemi kudo,në shumë qytete duhet të vihet dorë nga instancat e pushtetit vendor,mendoni dhe për këtë shtresë.

Në këto ditë të ftohta dimri ata janë zbathur, barkëbosh dhe në jetesë tepër të vështirë.Askush nuk ua shtrinë dorën për pak ngrohtësi ndoshta t’u ofrohet një punë për prindërit e tyre nga shteti pse jo dhe një stehë ku mund të fusin kokën pasi jetojnë nëpër kasolle ku nuk kanë as kushtet minimale të jetesës.

Ndoshta një ditë fati do të buzëqeshi për ata,shteti do të vërë dorë për këtë shtresë të pa mbrojtur.Sot në qytetin e Korçës është një nga pamjet më prekëse të këtyre ditëve të acarta që kanë përfshirë vendin.

Kështu që:“I bejme thirrje Bashkisë të marrë masat për të pastrehët”.

Eshtë kriminale të lesh njerezit në këtë të ftohtë e të flenë në mes të rrugës të mbuluar nga dëbora. Fati mund ti ketë braktisur por prandaj kemi ndërtuar shtetin. Bëni detyren! Të paktën në këto ditë të ftohta dimri secila bashki të mbajë përgjegjësitë përkatëse për të stehuar keta të pastrehë per të shmangur vdekjen të cilën nuk e meritojnë për asnjë arsye!

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: people sitting

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: 2 people

Image may contain: one or more people and outdoor

15895234_542458699296636_2435500803092225513_n-300x450