Situata shqetësuese në qytetin tonë,akoma presim…

Mjafon vetëm një xhiro për të kuptuar gjëndjen aktuale të rrugëve të Vlorës,sapo futesh në qytet bien në sy gropat e mëdha dhe tymi që ngrihet,por problemi nuk është aq i thjeshtë sa duket.

Kjo gjëndje po vazhdon për shumë vite dhe qytetarët e Vlorës tashmë nuk kanë as fuqi të ngrenë zërin për të drejtat e tyre pasi cdo fjalë e tyre bie në vesh të shurdhër.E vetmja  gjë që ata duan është që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt.

Tymi që ngrihet nga këto rrugë shkon direkt në mushkritë tona dhe kush mban përgjegjësi për këtë?Gropat po na shkatërrojnë makinat por pyetja është kë duhet të fajsojmë? Dhe sikur të mos mjaftonin këto,gropat po na groposin edhe më shumë.

Mungesa e sinjalistikave është një makth më vete deri në jetë të humbura njerëzish.Cdo sezon turistik vlonjatët presin me padurim fillimin e pushimeve verore dhe mbeten të zhgënjyer ndërsa turistët janë të pa kënaqur dhe largohen,për shkak të kësaj situate skandaloze.

Me pak fjalë shkaktohet dëm shëndëtsor,dëm material,dëm ekonomik,dëme pa fund dhe vdekje.

Realiteti  i hidhur që po përballemi cdo ditë edhe sa do të zgjasë??