Politike

Skandal! Demiraj letër Kodhelit: Radari u fik në mes të një operacioni antidrogë

Pas publikimit të skandalit se radarët që kontrollojnë detin shqiptar janë me probleme, ka reaguar ministri i Brendshëm teknik ende në detyrë, Dritan Demiraj.

Përmes një letëre drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Demiraj thekson se radarët nuk punojnë tamam, nuk dallojnë mjetet dhe njerëzit.

Sipas Demirajt, në një rast në 7 gusht të 2017, njëri prej radarëve është fikur në mes të një operacioni duke e lënë gomonen që të largohet.

Gjithashtu Demiraj thekson se, radarët nuk e mbulojnë të gjithë territorin, duke krijuar kënde dhe zona të pambuluara e duke u dhënë mundësi trafikantëve të kalojnë.

Madje, nuk ka dhe kamera integruese që të afrojnë pamjet, – bën të ditur Demiraj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm