Showbiz

Soni Malaj më e lumtur se kurrë, “Ishte e shkruar të ndodhte kështu”

E ftuar tek “Rudina” në TV Klan, pasditen e sotme ka qenë këngëtarja Soni Malaj.

Në formë si gjithmonë, ajo tregon se për të patur trupin që ka mban një regjim strikt dhe sigurisht shumë palestër. Por përveç imazhit, i  cili për të është më shumë se i rëndësishëm dhe i kushton vëmendje me detaje, Soni ka folur gjithashtu për planet e ardhshme të karrierës.

Këngëtarja tregon se me shumë shpresë, vitin tjetër do të mund të realizojë ëndrrën e saj më të madhe: një koncert recital! Ndër të tjera, ajo gjithashtu ka treguar për të fejuarin e saj me të cilin është në një marrëdhënie që prej 2 vitesh. “Më në fund jam shumë e lumtur dhe këtë e reflektoj hapur edhe tek publiku. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një të metë timen, por s’kam ç’të bëj, jam libër i hapur.”- u shpreh Soni.

Këngëtarja pranoi gjithashtu se nuk lidhja me të nuk ka qenë periudhë aspak e lehtë. Ajo tregon se nuk ka mundur t’i shpëtojë paragjykimeve dhe gjykimeve të njerëzve, por që në fund zgjodhi të jetë e sinqertë me veten dhe të gjithë.

E pyetur nga moderatorja se si ishte takimi i parë me Klevin, më e lumtur se kurrë, Soni tregon se gjithçka ka qenë  krejt rastësi.

“Isha në ditëlindjen e mikes time të ngushtë. Do darkonim dhe po prisja të më sillnin makinën. Krejt rastësisht, shfaqet ai, i cili ishte gjithashtu shoku më i mirë i mikeshës sime. Aty diçka ndodhi mes nesh dhe ja! Ka qenë e shkruar, ishte e destinuar.”- përfundoi ajo.

Nënë e një vajze 5 vjeçare nga martesa me Mirkon, Soni tregon se ia ka dalë të mbajë marrëdhënie të mira me të dhe t’ja bëj gjithë këtë më të lehtë vajzës.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm