Sport

Sonte Barcelona dhe PSG në konferenca të ndara për media, njoftimi për Neymar?

Paris Saint Germain do të mbajë konferencë për media në ora 11 të mbrëmjes, vetëm gjysmë ore para Barcelonës, që gjithashtu do ti drejtohet mediave të martën gjysmë ore para mesnatës.

Lajmi ka nxitur dyshimet se të dyja komunikimet kanë të bëjnë me transferimin e mundshëm të brazilianit Neymar të klubi francez.

PSG thuhet të jetë e gatshme të blejë Neymarin pa arritur fare marrëveshje me Barcelonën, duke e paguar 222 milionë euro të kaluzolës për shkëputjen e kontratës.

Duhet rikujtuar se dy klubet kanë zhvilluar edhe bisedime për mesfushorin e PSG’së Marco Verratti.

Verrati është synimi kryesor i Barçës për afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, fakti që mbajnë konferenca për media në orë të vona mund të jetë vetëm për shkak se të dy skuadrat aktualisht janë në SHBA ku po e zhvillojnë turneun përgatitor.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close