Politike

Spahiu: FMN hedh poshtë taksimin e qeverisë Rama, ka dështuar

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka deklaruar se filozofia e qeverisë Rama për taksimin progresiv ka dështuar.

Sipas Spahiut, këtë e bën të ditur vet Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI -së në qarkun e Dibrës tha se prej 3 vitesh forca e tij politike e paralajmëroi në mënyrën më konstruktive të mundshme këtë situatë, por nuk u dëgjua nga kryeministri.

Statusi i Spahiut:

“Fondi Monetar Ndërkombëtar hedh poshtë filozofinë e qeverisjes socialiste mbi tatimin progresiv të pagës, që presupozon mbështetje për shtresat sociale duke ndihmuar të varfrit dhe shtresën e mesme e taksuar më shumë të pasurit.

Ky qe lajm i djeshëm, të njëjtën gjë thamë dhe ne tre vite më parë, në mënyrën më konstruktive të mundëshme. Asnjëherë nuk u dëgjuam por dhe ne nuk u bëmë pengese per ta votuar, konstruktiv si gjithmonë..!!!

E drejta vonon por nuk harron. Shpresojmë Qeveria e Re do reflektojë me paketë fiskale funksionale, vërtet të ndershme, ku mos tatojë më shumë punën por fitimin”.

Show More

Related Articles