Politike

Sulmet e kritikëve, Basha: Ja pse nuk u përgjigjem

Basha nuk jam i shenjt, nuk jam nënë Tereza

Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur edhe për zërat kritikë dhe sulmet që i vijnë atij nga këto zëra.

Ai tha se ka vendosur që të mos u përgjigjet këtyre sulmeve jo sepse ai është më I mirë por sepse nëse u përgjigjet sulmeve të tyre bën lojën e Edi Ramës dhe i shërben atij.

“Kam vendosur që mos u përgjigjem, jo sepse jam më katolik se Papa, nuk jam i shenjt, nuk jam nënë Tereza, por sepse nëse bëj diçka të tillë kjo i shërben Edi Ramës”, tha Basha.

Kjo përgjigjke e tij erdhi pasi u ai u pyet në lidhje me deklaratat e Topallit dhe Patozit që e quajnë një kryetar fiktiv

Më shumë

Artikuj të ngjashëm