Sport

Sulmuesi suedez: McGregor është “Ibrahimovic i arteve marciale mikse”

Sulmuesi suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, që vetëm dy ditë më parë rikonfimoi se do të qëndrojë me “djajtë e kuq” edhe për një vit, ka deklaruar sot Conor McGregor do ta fitojë duelin ndaj Floyd Mayweather, sfidë që zhvillohet në Las Vegas. Jo vetëm kaq, por Ibra e ka cilësuar kampionin irlandez të UFC-së si “Ibrahimovic të arteve marciale mikse”.

Duke folur për “Sportbible”, sulmuesi i United tha: “Ja ku keni përballë një kampion të madh të boksit, që e ka ndërtuar karrierën e tij në vite, si Floyd Mayweather.

Dhe ja ku kemi një kampion tjetër, që e ka bërë karrierën e tij në një kohë të shkurtër, duke e vendosur emrin e tij mes ikonave. Njerëzit parashikojnë Floyd si fitues, por unë nuk besoj”, tha Ibrahimovic.

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor

Më tej, sulmuesi suedez shtoi: “Unë e di që të duelosh është e vështirë, por mendoj gjithashtu se Conor ka forcën. Ai mund të hedhë “KO” këdo, në çdo moment dhe çdo vend. Ai ka besim te forca e tij, ashtu si unë. Ai është Ibrahimovic i arteve marciale mikse, ndërsa unë jam McGregor i futbollit. Ai do të fitojë, pasi ka besim te forcat e tij, është i fortë psikologjikisht. ndaj, unë besoj te Conor”, tha Ibrahimovic.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm