Politike

Tabaku: PS e kopjoi programin nga PD. Shkarkimet – prova e korrupsionit 4 vjeçar të Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se turi i dëgjesave të kryeministrit Rama dhe shkarkimi i drejtorëve më të rëndësishëm në vend, dëshmi qartë dështimin e qeverisë në 4 vitet që lamë pas.

Sipas Tabakut, problemi qëndron tek sistemi i korruptuar qe lulëzoi nën qeverisjen 4 – vjeçare të socialistëve, dhe për këtë situatë është fajtor vet kryeministri Edi Rama.

Ja çfarë thotë Tabaku:

“Në këto 4 vite, administrata publike ka qenë më e politizuar se kurrë dhe të gjithë ata persona të cilët sot po pushohen me shumë zhurmë kanë poste politike në Partinë Socialiste, të gjithë ata persona kanë zbatuar vizionin e Partisë Socialiste, të gjithë ata persona janë mishërimi më i mirë i Rilindjes, i mënyrës se si funksionon, si mendon Edi Rama me të tijtë për të ndërtuar shtetin”, – thotë Tabaku.

Ajo gjithashtu, e akuzoi Ramën se i ka vjedhur Partisë Demokratike programin katër vjeçar, por pavarësisht kësaj asgjë nuk do të ndryshojë, pasi vizioni i Ramës është i dështuar dhe fokusohet tek abuzimi.

“Për mua, çfarë do të kopjojë edhe në kuadrin fiskal, edhe në ristrukturimin e administratës publike do të mbetet një kopje e shëmtuar sepse vizioni që ekziston për qeverinë përçohet nga ai që është në krye.

Do të vazhdojë të mbetet po e njëjta qeverisje abuzive e 4 viteve të shkuara. Unë shpresoj shumë që shqiptarët të fillojnë ta kuptojnë dëmin që po shkaktojnë”.

Shqipëria sot nuk është atraktive për investimet e huaja dhe ka nivelin me të lartë të informalitetit si shkak i rritjes së taksave.

Studimi më i fundit që krahasonte Shqipërinë me Maqedoninë për informalitetin ishte shumë shqetësuese sepse ato kritika që ne kemi pasur për sistemin e taksave i kishte reflektuar nga pikëpamja e bizneseve. Sistemi i taksave me 6 nivele krijon premisa për informalitet shumë të lartë”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm