Kuriozitete

Tajlandë: Diplomohet 91 – vjeçarja

Një rast i rrallë diplomimi është dokumentuar në Tajlandë.

Një grua 91 – vjeçare ka marrë diplomën e universitetit.

Mediat locale raportojnë se, 91 – vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte studiuar për 10 vjet.

91 – vjeçarja ka deklaruar se edukimi nuk ka moshë.

Ajo është shumë e lumtur se ka pasur mundësinë për të vazhduar edukimin që u detyrua ta ndërpresë, para shumë vitesh.

91 vjeçarja Kimlan Jinakul e mori diplomën e saj nga vet Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, raporton “Anadolu Agency”; pasi diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm