Politike

Takim i veçantë mes Presidentit Meta dhe Eminencës së Tij, Kardinali Ernest Simoni (Troshani)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).

Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij si President i Republikës.

Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, Presidenti Meta e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm