Opinion

Të fala nga Vlora në nderim të veprës së Bilbil Vlorës!

Një çast pash se qyteti, kish mbetur pa sy, pa sy për të qarë, ndaj me lot i mbusha të mit sy, dhe zura të qaja, të qaja për dy!

Më gjeni në Vlorë një vend, një shesh, një statujë, ku arti dhe kultura e Vlorës të shpalosë madhështinë e saj. Të shpalosë historinë e saj, korifejt e saj, majat dhe kontributet që ka dhënë arti dhe kultura e Vlorës në kulturën mbarëkombëtare!

Ngado që të ktheni sytë do përballeni me harresën, me nënçmimin dhe përbuzjen e artit dhe njerëzve që bënë art në këtë qytet! Pastaj pyesni veten sërish përse jemi katandisur kaq jonjerëzor, kaq barbar dhe po jetojmë kaq shumë stres dhe depresion?!

Në Vlorë nëse një fëmijë pyet prindin për të bukurën dhe suksesin, si lapidarë lavdie do i shpalos para syve suksesin dhe nderimin për njerëzit e krimit, drogës, trafikut, korrupsionit, minjt servila të pushteteve dhe veprat këtyre kategorive që kanë ngritur shtat diku si ndërtesa shumëkatëshe, diku si biznese suksesi, diku si bare e lokale lluksoze e diku,diku, si pushtetarë të zotë! Të zotë, mbi fatin e keq që na ka pllakosur! A keni pyetur ndonjëherë veten, cili është shembulli për të ndjekur që realiteti i këtij qyteti i ofron fëmijës?! Janë pikërisht këta që përmenda më sipër dhe që ne i nderojmë si elita të jetës në këtë qytet!

Sepse ky qytet në këtë drejtim nuk ofron asgjë tjetër! Përkundrazi këtu treten edhe veprat më madhështore të bijve të tij, treten deri në harresë dhe përçmim, duke krijuar një zbrazëti të madhe në përmbushjen shpirtërore të banorëve, zbrazëti që e mbush dhuna e krimi, barbaria!

Në Vlorën e artit, nuk gjen qoft edhe një statujë të të madhit Ali Asllani, të Petro Markos, të Fatos Arapit, asnjë nga këta korifej të fjalës nuk kemi nderuar që të balanconim disi shkëlqimin e krimit! Por ka edhe më keq, ka edhe më poshtë! Këtu thuajse është harruar virtuozi i klarinetës, njeriu që dha shpirtin për këtë qytet, Bilbil Vlora!

Mburret Përmeti me Laver Bariun !!! Mburret Elbasani me Isuf Myzyrin Mburret Berati me Riza Nebatin ose Riza Beratin (i cili ishte shumë shok me Bilbil Vlorën dhe kanë bashkëpunuar në shumë këngë) Mburret Leskoviku me të drejtë sepse është familja më e vjeter me saze Asllan Leskoviku Po Vlora ??????? Ku është vlora ?? Bilbil Vlora ka dhënë shpirtin për këtë qytet duke i ngritur këngën Selam Musait. Këngën Selam Musai, Bilbil Vlora e ka bërë në vitin 1928. Pogonishten e parë kush e ka bërë ???? Bilbil Vlora !! A kanë ujë ato burime kush e ka bërë ???? Bilbil Vlora !!!! Vallen treshe kush e ka krijuar ???? Bilbil Vlora. Kush i di këto ???? Pak kush, për të mos thënë asnjeri! Ama ne dim mirë çdo emër krimi dhe të korruptuari, çdo emër servili dhe zvaraniku pushteti! Bilbil Vlora është i 10-10-1889. Sot ka ditën e tij të lindjes!

Po për kë flas dhe unë, ky qytet ka kohë që ka rënë në dorë të matufëve dhe minjve servila që as e kanë iden e artit, historisë dhe njerëzve të tij! Për fat të keq një heshtje harrese po mbulon vlerat e vërteta të këtij qyteti dhe minjt po bëhen përfaqësuesit e tij!

Sa turp, sa keq!

Opinion nga Arben Abazaj!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm