Opinion

Të fala nga Vlora! U desh të vinte Rilindja…

Nga Arben Abazaj

Kush do e besonte, por ja ku erdhi dita qe te gjithe ne qe deri me sot kemi folur per matuferine e kryetarit tone te bashkise dhe meskinitetin dhe cinizmin e rilindjes ne sjelljen me Vloren, te skuqemi te behemi prush nga turpi.
Ndiej nje shtyse te fuqishme per te kerkuar ndjese per gjithe sa u kemi thene, per gjithe sa u kemi kerkuar, por c’ti besh, keshtu jemi ne. E kemi veshtire te davarisim ate shtresen e holle te skepticizmit qe na ndan nga qendrim pozitiv duke na bere shpirt vegjel deri ne fatkeqesi! Nuk ka pune me te veshtire se te pranosh gabimin, se ti ofrosh ndjesen tende dikujt qe i ke rene ne qafe pa e merituar. Kjo ne fakt duhet bere, duhet bere edhe pse s’na e kerkon kush. Duke e bere ruajme te shenjte krenarine, nese nuk do e benim do e fyenim ate me lemeri!
Perse i them te gjitha keto??? Per ata qe jetojne ne Vlore besoj nuk e kane hic veshtire per ta kuptuar.
Vlora ka pesuar ndryshime rrenjesore, sidomos vlonjatet e rilindur.
U desh te vinin rilindasit ne pushtet qe vlonjati, pervecse sic e njeh historia, trim e te mencur te shfaqej edhe si njeriu amfib i shekullit. Per kete faleminderit rilindje.
U desh te vinte rilindja qe tallja dhe mashtrimi te shkonin paralel me vjedhjen, cinizmin dhe abuzimin dhe vlonjati te mbyllte gojen, te hesht’te madje te detyrohej te bente edhe budallain sikur nuk kuptonte. Edhe per kete faleminderit rilindje.
Po prap ne saje te rilindjes pame se si braktisja dhe kthimi vetem per fushaten e votave te quhet pune kolosale, dikur quhej mashtrim elektoral, por vlonjati i rilindur i ka tejkaluar keto “vese” te moralit te dikurshem, tani kemi moralin rilindas:
Ja fusim shoku-shokut dhe gjithe te tjereve.
Edhe per kete ripercaktim mbi moralin, vesin dhe virtytin, … faleminderit rilindje.
U desh te vinte rilindja qe ne Vlore te kemi nje kryetar bashkie te zgjedhur me vote dhe nje te deleguar nga qeveria, vetem e vetem per Vloren. Fat i madh per Zotin. Kjo ne fakt eshte edhe habia e disate e rilindjes, qe nje here na talli me matufin qe pruri per kryetar dhe heren e dyte me tjetrin qe e emeroi de facto kryetar bashkie ne Vlore per fushaten.
Kam perjetuar ne fakt shpesh ngjarje mbreselenese ne jeten time, kam lexuar e pare shume komedi deri dhe groteske se si nje pushtet legenash, legenos gjithe shoqerine, por kurre nuk do e kisha besuar se kjo do i ndodhte Vlores dhe vlonjateve pikerisht nga ata qe ju besuan, rilindasit!
Nejse, nga gjithe c’kam pare kjo e rilindjes u’a kalon te terave. Ketu gjerat nuk i perjeton dot si spektator, por si viktime, ne jeten e perditshme, ne gjithe dimensionet e saj. Kjo e ben rilindjen edhe me te pakrahasueshme, edhe me te vecante dhe unike. Keshtu qe me perulesi do kerkoja te pranonit ndjesen time o rilindas dhe vazhdoni me guxim dhe vendosmeri ne rrugen tuaj, derisa ajo parrulla “s’keni pare gje akoma” t’i tregoj te gjitha, te gjitha ndyresite qe ne themel kane mashtrimin, vjedhjen, shkaterrimin, talljen dhe braktisjen. Po pune e madhe ju serish do fitoni. Kete e dini mire ketu ne Vlore ju!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm