Teknologji

Të gjithë po ‘frikësohen’ nga ky buton i ri në Facebook (Foto)

Ju pëlqen apo jo, rrjetet sociale na e kanë marrë jetën tashmë.

Rrallë se shkon një orë pa e kontrolluar Twitter, Instagram, Snapcat ose YouTube, për të parë se çfarë po ndodh në botë.

Rrjeti social më i përdorur mbetet Facebook – dhe tani ky rrjet ka marrë një hap të ri drejt “pushtimit të plotë” të jetës sonë.

Më herët këtë muaj gjigandi teknologjik instaloi një buton të ri në profilet e përdoruesve, që thjeshtë ju lejon t’i thoni “Hello” dikujt.

Por, pse të frikësohemi nga kjo veçori? E gjitha çfarë bën ajo është se ia bën me dorë dikujt për ta përshëndetur, që është një gjë e mirë për ta bërë në botën e rrjeteve sociale.

Kjo është si një rikrijim i veçorisë së vjetër “Poke”, por veçoria e re ka bërë që njerëzit të ‘frikësohen’ nga ajo. Kjo pasi veçoria po i shkakton dy probleme për ata që “ngacmojnë” dikë në mënyrë sekrete në Facebook – të cilët aksidentalisht po e prekin këtë buton kur po dëshirojnë të shtojnë ose ta heqin dikë si mik.

Por, Facebook ka menduar edhe për këtë – se njerëzit mund ta prekin aksidentalisht butonin ‘Hello’. Nëse e prekni aksidentalisht, e gjitha çfarë duhet të bëni është ta ri-klikoni butonin para se personi tjetër ta ketë parë atë.

Dhe kështu, ai kurrë nuk do ta dijë se e keni përshëndetur. Ky është një nga ndryshimet që Facebook është duke i bërë në platformë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm