Kulture

Të njohim Parkun Kombëtar të Llogarasë

Parku Kombëtar i Llogarasë është një ndër zonat e mbrojtura të Shqipërisë, e shpallur me VKM nr. 96, datë 21.11.1966

Ndodhet në Qarkun e Vlorës, në fshatin turistik të Llogarasë.

Sipëfaqja e tij është 1010 ha.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

Në Veri:

487.0 m (43788304.59L/4455899.28V), Përroi i Bucelave,

1942.7 m, maja e malit Qore (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V);

Në Lindje:

Maja e malit Qore (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V), ndjek rrugën këmbësore

qafa e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V);

Në Jug:

Qafa e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V),

1218.0 m, maja e malit Thanas (1352.8 m), ndjek rrugën këmbësore

1415.o m, maja e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V);

Në Perëndim:

Maja e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V), ndjek kurrizin, 487.0 m ((43788304.59L/4455899.28V).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion janë këto:

Duke ndjekur rrugën automobilistike Vlorë – Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë- Sarandë).

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coccifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, etj.

Ka një florë e faunë shumë te pasur detare dhe tokesore.

Në këtë Zonë gjenden lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje të rallë e te kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.).

Gjithashtu, Parku Kombëtar i Llogarasë ësgtë një zonë me potenciale te mëdha per zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit.

Monumente natyrore:

Pisha flamur:

Rruga që përshkohet është është rruga automobilistike Vlorë – Dukat – Llogara deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë.

Objekte në shërbim të komunitetit:

Zyrë informacioni për turistët.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close