Opinion

Të qeshësh me vete…

Nga Genc Demiraj

Të qeshësh me vete…

…Vjen një kohë që njeriu qesh edhe me veten për ato që ai çka bërë…

Edhe një popull i tërë mund të qesh, në një moment të evolucionit të vet, me ato që ai ka bërë dhe ka lënë pas në histori por që kohai  ka zhvlerësuar dhe bërë qesharake…

A nuk na vjen sot e gjithë ditën për të qeshur, kur rrimë e mendojmë se jo më shumë se 30 vjet më parë, ne të gjithë i madh e i vogël, duhet të vraponim që pa gdhirë për të qenë në kohën e vrapit të madh mëngjezor!

Duhej me se zbën, me urdhër, që nga capaculi më i vogel dhe gjer tek byroisti më i madh, të shkrehnim muskujt, trupin, mendjen me gjimnastikën e mëngjesit. Në atë kohë ishte diçka shumë serioze… sot për të qeshur me lot…

Nuk mund të rrimë dot, të paktën pa buzëqeshur, kur mendojmë se shpërblimi i atëhershëm për çdo heroizëm, novatorizëm apo sakrificë për popullin e atdheun, ishte as më shumë dhe as më pak…por një vepër e udhëheqësit dhuratë.

Rastet që ne sot qeshim me veten për çka kemi bërë janë të shumta…

Po të shumta do të jenë, edhe shumë e shumë vite më vonë me pasardhësit tanë.

Edhe ata do të shkrihen me lot me budallallëqet që ne si popull po bëjmë sot.

Ata do të zgërdhihen kur ta dëgjojnë që policia e shtetit çdo vit bën aksione me forcat e saj, kodër më kodër, e mal më mal dhe pastaj mburret me komunikata zyrtare se ka korrur kaq mijëra rrënje bimësh narkotike!

Do të gajasen ata të mëvonshmit tanë, se si policia i lë ti mbjellin, ti vadisin dhe ti rrisin dhe nuk i lë ti korrin por i korrin vetë!

Po a nuk do të qeshin kur të dëgjojnë se në ditet tona sa herë bëhen votime, të gjitha partitë do të ankohen se ju vodhën votat! Do të qeshin sa s’ka më me këtë popull të dyzuar nga politika dhe me këta politikanë pa popull…

Do të platosen nga e qeshura kur të shikojnë se më shumë se spikeret e lajmeve, në ekran del kryeministri i vendit!

Do të meken kur të marrin vesh që Presidenti i Republikës ditën është i gjithë shqiptarëve dhe natën fle me kryetarën e një partie opozitare!

Po a mund të rrinë serioz dhe të mos qeshin kur të dëgjojnë për aleancën e çuditëshme dhe këtë qeveri me huqe dhe e përzjerë trashë në mavi, blu dhe të kuqe…

Do të qeshin pa fund me llogjet tona të pa fundme, të bera jo të tëra nga budallallëku dhe injoranca.

Show More

Related Articles