Opinion

“Të të vrasë dhe turizmi, është fundi!”, revoltohet gazetari për ngjarjen ne Velipojë

“Janë njerëz o të mallkuar, s’janë milingona.

Mirë që ja u nxini pushimet dhe i lini të zhvaten nga larot e hoteleve por mos i lini të vdesin se është krim.

Çdo ditë po mbyten njerëz të lënë në mëshirë të fatit.

Një resort ka shpërthyer tani në flakë se askush s’ka marrë mundimin me siguri t’i trokasë në derë për t’i kontrolluar kushtet që ofron. Shumë të plagosur raportohen dhe Zoti qoftë pranë tyre që të pësojnë sa më pak lëndime.

Boll më!

Turizëm është ky?

Lerini broshurat e promovimit e llogjet në ekrane por siguroni jetët e njerëzve.

Kapni për zverku çdo horr që ka përgjegjësi të kujdeset e garantojë çdo jetë njeriu që kursen pesë lekë për të çuar kalamajtë me pushime, e përveç stresit, zhvatjes e larjes në fekale, i ofroni dhe mortin.

Edhe durimi e ka një kufi!

Janë jetë njërëzish që ikin çdo ditë!

Të të vrasë dhe turizmi, është fundi!”, – shkruan gazetari Tedi Blushi.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm