Lajme

Tentoi t`i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, arrestohet

POGRADEC

Goditet një rast i mitdhënies.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili pas një parakalimi të gabuar, tentoi t`i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Pogradec, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E. T, 54 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 11.10.2017, shtetasi i mësipërm duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa KO 3821 B, pasi ka kryer një parakalim të gabuar, ka tentuar t`i ofrojë punonjësit të Policisë Rrugore një kartëmonedhë prej 500 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm