Lajme

Terror në degën e LSI në Fushë- Krujë, Meta nga spitali: Ndodh sepse krimi ka Haki Drogën!

Ish kreu i LSI-së Ilir Meta ka vizituar në spitalin e traumës Blerim Çelën, përfaqësuesin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili është goditur këtë të dielë me levë në kokë në Fushë Krujë.

Ngjarjen e ka treguar kandidatja për deputete Nora Malaj, e cila ka sqaruar se në zyrën elektorale të LSI-së në Fushë Krujë, hyri një burrë i maskuar dhe goditi me levë në kokë Blerimin.

Në momentin që të gjithë janë çuar atëherë i riu i maskuar i ka drejtuar armën.

Malaj: Hyri një djalë i armatosur, mori levën dhe i gjuajti me levë. Kur u çuna të gjithë, ai i drejtoi armën.

Meta: Policia e shtetit, policia që duam… policia e krimit!

Malaj: I armatosur burri i botës në mes të ditës….

Meta: Po normale derisa krimi të ketë Haki Cakon atje, Hakiun e drogës, kjo do të ndodhë. Dakort, me qetësi… do ta marrin përgjigjen!

Live nga Urgjenca e Traumës

Live nga Urgjenca e Traumës

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim on Sonntag, 18. Juni 2017

Show More

Related Articles