Kuriozitete

Thatësira në liqenin e Shkodrës nxjerr në sipërfaqe anijen e shek. XIX

Ulja e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës për shkak të thatësirës, ka nxjerrë në sipërfaqe një anije avullore, austro – hungareze, që mendohet t’i përkas shekullit të 19 -të.

Mjeti i lundrimi është rreth 20 metra i gjatë dhe katër metra i gjerë, teksa pritet të vizitohet nga ekspertë të fushës për të mësuar më shumë detaje rreth tij.

Struktura e anijes është thuajse e padëmtuar edhe pse prej më shumë së 100 vitesh është nën pushtetin e ujit.

Në pjesën e poshtme të këtij mjeti lundrues është një dëmtim i shkaktuar nga një mjet shpërthyes që me siguri ka sjellë dhe mbytjen e anijes.

Shumë vite me parë Liqeni i Shkodrës ka qenë i lundrueshëm edhe për mjete me përmasa të mëdha.

Banorët e zonës kanë qenë në dijeni të mjetit lundrues dhe pas zbulimit të tij janë shprehur se organet vendore duhet të gjejnë mënyrën për ta kthyer atë në një mjet atraktiv për turistët.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm