Sport

Tirana, fituese e Superkupës së Shqipërisë!

Pasi fitoi trofeun e kupës në fund të muajit maj, Tirana mund kampionët në fuqi dhe arrin të marrë edhe trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Një gol i shënuar në fund nga Hoxhallari në minutën e 90-të, ka bërë që ndeshja të mos shkojë drejt shtesave, por të mbyllet me fitoren e ekipit të drejtuar nga trajneri Ze Maria. Gjuajtja nga një goditje standarte ishte e paarritshme për portierin Enea Koliçi, i cili deri në atë moment kishte evituar disa raste të tjera goli.

Një karton i kuq i shpejtë i Shametit komplikoi planin e trajnerit Milinkoviç, ndërsa skuadra e tij, me një lojtar më pak, nuk arriti të prodhonte lojë. Nga ana tjetër, Tirana krijoi e shpërdoroi jo pak herë para portës së Kukësit, por pa gjetur golin, kjo edhe falë ndërhyrjeve të shpeshta të portierit të Kukësit.

Në përfundim të ndeshjes, trofeun, skuadrës së Tiranës ia dorëzoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pas finales së Superkupës, këtë fundjavë pritet që të marrë start edhe java e parë e kampionatit kombëtar të futbollit për këtë edicion.

Show More

Related Articles