Lajme

Tiranë: Aksident i rëndë te “Fresku”, ndërhyn zjarrfikësja

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e “Freskut” në kryeqytet, ku mbetën të plagosur tre persona.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën duke lënduar dy vajza dhe një djalë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Për nxjerrjen e njërit prej të plagosurve nga automjeti u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, për shkak se kishte mbetur i bllokuar.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin.

Show More

Related Articles