Lajme

Tiranë/ Dhunon kunatën 21 vjeçare, policia prangos 41 vjeçarin

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 41 vjeçar, shtetasin Redi.R, pasi ditën e djeshme ai ka rrahur kunatën e tij 21 vjeçare.

41 vjeçari ka goditur fizikisht dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj 21 vjeçares me inicialet Z.R për motive ende të pazbardhura.

E reja ka kërkuar një urdhër mbrojtje nga kunati i saj, kërkesë e cila është plotësuar.

Më datë 12.06.2017, u arrestua shtetasi Redi R., 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 12.06.2017, rreth orës 20:00, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij shtetases Z. R., 21 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006,

“Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm