KuzhinaTe gjitha

Tortë mëndafshi francez (French silk pie)

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë ëmbëlsire do të përgatisni për këtë fundjavë feste, atëherë ju prezantojmë me recetën e French Silk Pie, një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e njohur në botë.

Udhëzimet

Hapi 1

Përgatisni një brumë homogjen duke përzier të gjithë përbërësit me mikser.

Hapi 2

Brumit jepjani formën e një topthi të ngjeshur në sipërfaqen e punës dhe mbështilleni me folie plastike. Brumi vendoset të pushojë në frigorifer për gjysmë ore.

Hapi 3

Pastaj brumin hapeni në madhësinë e tepsisë ku do të piqet (jo më e madhe se 26 cm). Brumin shpojeni me pirun. Mbulojeni me folie alumini.

Hapi 4

Petën piqeni në furrën e parangrohur në 225 gradë për 4 minuta, pastaj hiqjani folien dhe piqeni edhe 2 minuta të tjerë.

Hapi 5
Petën lëreni të ftohet.
Hapi 6

Në një enë zieni sheqerin e vezët derisa të shkrihet sheqeri. Zierja duhet të bëhet në temperaturë të ulët dhe duke e përzier vazhdimisht.Pastaj largojeni nga zjarri e shtojeni çokollatën dhe ekstraktin e vaniljes. Lëreni të vaket.

Hapi 7

Njëkohësisht miksojeni gjalpën derisa të shkumojë. Shtoni përzierjen me vezët e ftohta dhe vazhdoni të miksoni me shpejtësi të madhe për 5 minuta.

Hapi 8

Në një enë tjetër miksojeni ajkën derisa të trashet. Shtoni sheqerin e çokollatën, kafenë e likerin. Të gjithë përbërësit për mbushjen e tortës bëjini bashkë.

Hapi 9

Këtë përzierje pastaj hidhjani sipër petës së tortës.

Hapi 10
Përpara konsumimit, torta duhet të ftohet mirë për të paktën 6 orë.
Dekorojeni me ajkë ëmbëlsirash dhe troshka çokollate.
Më shumë

Artikuj të ngjashëm