Lajme

Tragjikomedi në autostradën Tiranë – Durrës… mos ndoshta e kanë fajin shoferët?

U bë kohë e gjatë që pothuajse çdo ditë raportohen viktima dhe të plagosur nga aksidente në të gjithë vendin, por sidomos në autostradën Tiranë – Durrës.

Si gjithmonë, ata që përfundojnë në polici janë shoferët.

Por, kjo video na bën të kuptojmë fare mirë mungesën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të shfrytëzuar mbikalimet që janë bërë në këtë aks rrugor.

Një çift të moshuarish ka preferuar që të rrezikojë jetën në këtë mënyrë dhe aq më tepër kur po kalojnë trafik ndarëse në korsinë e shpejtësisë, ku rreziku për tu përplasur nga automjetet është dyfish më i madh.

Kjo është një arsye më shumë pse ndodhshin aksidentet në Shqipëri.

Një tragjikomedi e përditshme në rrugën Tiranë – Durrës.Një çift i vjetër po mundohen të kalojnë trafik ndarësen. Gruas së vjetër ju desh më shumë se 20 minuta për të kaluar në krahun tjetër….!

Posted by Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore nga Atlantik Sh.a. on Samstag, 12. August 2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm