Lajme

Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori (Video)

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “TAKSISTI”.

Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “TAKSISTI”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-N.G, 40 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

FierVijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "TAKSISTI".Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.Sekuestrohen 60 aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "TAKSISTI".Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi:-N.G, 40 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip "Benz" disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on Mittwoch, 6. September 2017

Show More

Related Articles