Lajme

Tregu valutor në Shqipëri

Me fillimin e shtatorit dhe përfundimin e sektorit turistik, leku i është rikthyer rënies.

Surpriza e kësaj jave në tregun e këmbimit valutor vendas ishte rritja me 10% e monedhës së përbashkët europiane.

Euro arriti në kuotën e 133.5 lekëve, ndërsa kishte arritur një ekuilibër të ri në tre muajt e verës ku nuk këmbehej më shumë se 132 lekë. Java që shkoi ishte hera e parë që mposhti në këto nivele monedhën europiane në harkun kohor të një viti.

Që prej dhjetorit, leku kishte filluar një forcim të pandalshëm. Të gjitha efektet në forcimin e euros lidhen me konjekturat e tregut vendas. Në bursat ndërkombëtare monedha europiane ka humbur pikë përballë dollarit, i cili rritjen e ka reflektuar edhe në Shqipëri. Një dollar këmbehet sot me 112.3 lek nga 111 që vlente një javë më parë.

Ekspertët e lidhin këtë dukuri me rënien e fluksit të turistëve të huaj dhe largimin e emigrantëve. Një tjetër efekt ka edhe rritja e konsumit gjatë muajit shtator, e cila detyron bizneset të shtojnë importet me tregjet europiane, pagesat e të cilave bëhen në euro./TvKlan

Më shumë

Artikuj të ngjashëm