Teknologji

Treni i ajrit, ky është transporti i ri në Kinë (Video)

Mënyre e re për transportin e qytetarëve kinez, “Treni i ajrit” është lëshuar të punojë për provë, ndërsa i ka arritur të gjitha rekordet.

Inxhinieri i këtij treni ka thënë se transporti është tre herë më i mirë se trenat e ndryshëm apo metrotë.

Treni është dizajnuar që të jetë i lehtë, me shpejtësi mesatare lëvizëse. Si një transportues i lirë, pritet që të mbërrijë edhe një potencial të madh të tregut, sidomos në zonat malore dhe qytetet e mëdha.

Ky tren mund të mbart deri në 510 udhëtarë, në tre vagonë në shpejtësi maksimale 70 km në orë.

Kjo mënyrë e shinave është më e lira dhe më e lehta për t’u ndërtuar. Kina është vendi i tretë në botë që ka bërë zhvillimin kësaj lloj teknologjie, mbas Gjermanisë dhe Japonisë.

Një nga sistemet e para hekurudhore është ndërtuar në Gjermani në vitin 1901, ku sot e asaj dite është ende në funksion.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm