Sport

Tronditet Lioni, sherr mes tifozëve turq e francezë. Ka të plagosur

Sfida e mbrëmjes Lion – Beshiktash, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League, u pezullua duke nisur me vonesë për shkak të sherrit të dhunshëm mes dy tifozërive.

Kanë qenë tifozët turq të Beshiktash që shkaktuan trazirat e dhunshme në stadium. Sipas mediave franceze, tifozët turq nisën të hidhnin fishekzjarre dhe sende të tjera. Nuk dihet arsyeja që i nxiti ata të reagonin ashpër.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë tifozët vendas për të ndaluar hedhjen e fishekzjarreve nga ana e tifozëve të Beshiktashit. Nga përleshjet e dhunshme mes dy tifogrupeve, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Trazirat nisën që në hyrje të stadiumit të Lionit, ku një grup tifozësh turq prej 5 mijë vetë sulmuan punënjësit e stadiumit, duke shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Gjithashtu, në hyrjen veriore të stadiumit ka pasur disa incidente të hershme mes tifozëve të dy ekipeve që detyruan policinë të përdorte gaz lotsjellës. 

 

Show More

Related Articles