Showbiz

Turqi: Aktori i njohur vritet nga e dashura

Në hotelin me 5 yje në zemër të Stambollit, Conrad janë dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas janë gjetur dy viktima.

Forcat e policisë arritën menjëherë në vendngjarje pas thirrjes së stafit të hotelit. Ata gjetën trupat e pajetë të dy personave të cilët ishin aktori Vatan Sasmaz dhe një ish – modele, Filiz Aker.

Aktori Şaşmaz është gjetur i vdekur, i qëlluar disa herë  me armë zjarri pas shpine, kurse ish – modelja Aker dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Aktori dhe prezantuesi 43 – vjeçar ishte i martuar me Nurşen Kocayaş që prej vitit 2011 deri në 2014 -ën, ndërsa që prej vitit 2015 është i martuar me Yasemin Adali.

Ndërkohë, sipas burimeve ish – modelja Filiz Aker ka qenë e dashura e aktorit dhe prezantuesit të njohur.

Dyshimet paraprake janë se ata janë grindur me njëri – tjetrin dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohej nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë nga pas shpine. 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm