Lajme

U godit 40 herë me levë nga burri, rrëfimi prekës i gruas: “Nuk dua të kem fatin e Fildezit”

Pas vrasjes së gjyqtares Hafizi nga ish – bashkëshorti i saj, letra e një tjetër gruaje po bën xhiron e mediave.

Merita Brama kërkonte mbrojte nga shteti që të mos kishte të njëjtën fat si gjyqtarja.

Sot për herë të parë, Merita vendos të flasë dhe të tregojë se si u dhunua nga ish – bashkëshorti me levë teksa shkonte në punë dhe prej asaj dite ajo rri e mbyllur në shtëpi dhe kërkon ndihmë.

“Nuk dua te jem unë Fildezi i radhës”, – thotë Merita.

Ajo i ka rezistuar prej 30 – vitesh një martese me akte dhune.

Tashmë është e divorcuar, por frika për jetën e saj dhe të fëmijëve bëhet më e madhe.

“Ku është shteti? Ku është policia? Kam frikë të dal tek porta, rri gjithë ditën e mbyllur në shtëpi me grila, me derë të mbyllur. Ndaj e kam bërë publike historinë, se s’kam çfarë humbas më. Vini dorë, se shumë shpejt do shihni dhe emrin tim në televizor, do dalë një tjetër Fildeze”, – ka thënë mes lotësh Merita.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm