LajmeTe gjitha

U masakrua në mënyrë monstruoze, gjendet koka e gazetares së njohur

Koka e gazetares suedeze, Kim Wall u gjet, dy muaj pasi u zhduk në një udhëtim me nëndetëse me një inxhinier danez.

Koka  saj u gjet në një qese që përmbante edhe dy këmbë, tha inspektori i policisë së Kopenhagenit, Jens Moller. Një tjetër qese përmbante rrobat e saj .

Trupi i saj u gjet në det jashtë Kopenhagën, 11 ditë pasi ajo hipi në nëndetëse të Peter Madsen më 10 gusht.

46-vjeçari e mohon vrasjen e saj. Ai gjithashtu mohon akuzat për gjymtimin e kufomës së saj.

Një sërë filmimesh të tmerrshme, janë gjetur e nëndetësen e danezit të akuzuar.

Prodhuesi i nëndetëses , i cili mohon vrasjen, tha se filmimi në hard drive-in e nëndetëses nuk i përkiste atij, dhe se asgjë në laboratorit ku ai punonte nuk kishin lidhje me të.

Madsen, një inxhinier i vetëshpallur, thotë se gazetarja vdiq pasi u godit në kokë nga kapanxha e anijes, e cila peshonte rreth 70 kg.

Ndërkohë gazetarja e pavarur suedeze ka fituar një sërë çmimesh, dhe po shkruante nje reportazh mbi inxhinierin dhe nëndetësen e tij “UC3 Nautilus”.

46-vjeçari tha se më pas u përpoq ta varroste në det dhe synonte të bënte vetëvrasje, duke u përpjekur të mbyste nëndetësen, por duket se nuk ia doli.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm