Lajme

U përdhunua nga 23 – vjeçari, e mitura rrëfen ngjarjen: Më tha, “hajde bëjmë një xhiro”

E merr në makinë me anë të mashtrimit, 23 – vjeçari përdhunon vajzën e mitur vetëm 10 vjeç.

Policia ka vënë në pranga një 23 – vjeçar pas një denoncimi për marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari është shtetasi Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur tre javë më parë, por detajet e vërteta janë zbardhur vetëm gjatë ditës së djeshme.

Në Komisariatin e Policisë së Cërrikut është paraqitur nëna e një vajze 10 vjeçe, e cila me lot në sy ka dëshmuar se e mitura ishte përdhunuar nga 23 – vjeçari Emiljan Xhika.

Në dëshminë e saj, nëna është shprehur se ka mësuar për ngjarjen e rëndë vetëm tani, pasi fillimisht vajza e ka mbajtur të fshehtë atë që i kishte ndodhur.

10 – vjeçarja në prani të një psikologeje, ka treguar se më 17 gusht, fqinji i saj e kishte marrë në makinë duke e mashtruar, ndërsa ecte në rrugët e fshatit Banjë, Emiljan Xhika i është afruar vajzës dhe e ka ftuar për t’i bërë xhiro me makinë.

E mitura ka pranuar pa e ditur se qëllimi i 23 – vjeçarit ishte të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe ka rënë pre e përdhunimit.

Pas denoncimit, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë ndalimin e shtetasit Emiljan Xhika, 23 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, ai u ndalua pasi më datë 17.08.2017, në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Xhika u ndalua në orët e vona të një nate më parë në banesën e tij, pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të miturën, që s’i ka mbushur ende 10 vjeç.

Policia ka marrë në pyetje edhe të miturën, e cila e ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale me 23- vjeçarin, por ende nuk është konfirmuar se ai ka kryer marrëdhënie me dhunë apo nëpërmjet mashtrimit.

Sipas Policisë, vajza ka treguar në Polici se ai e ka parë në lagje dhe e ka ftuar për të bërë një xhiro me makinë, dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Nga ana e tij, 23-vjeçari, pasi është njohur me akuzën, nuk e ka pranuar një fakt të tillë, duke e mohuar atë.

Ndërkohë, pas marrjes në pyetje, ndaj vajzës po kryhen analizat mjekoligjore për të parë nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale dhe më pas nëse ka pasur përdhunim apo jo.

Deri në përfundim të analizave, 23- vjeçari do të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Show More

Related Articles