Sport

U17, Mustadanagic zbardh listën për turneun miqësor në Kazakistan

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic do të zhvillojë një turne miqesor ne Kazakistan, i cili do të fillojë programin e ndeshjeve në datën 4 shtator dhe do të shpallë fituesin dhe renditjen përfundimtare në 8 shtator. Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka grumbulluar 23 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombetar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor. Prej ditës së nesërme deri në datën 2 shtator kuqezinjtë do të jenë tëgrumbulluar në kompleksin “Tropikal” Durrës. Turneu që do te zhvillohet në Kazakistan do të ketë në përbërje dy grupe me 4 ekipe përfaqësuese.

Grupi A

Kazakistan, Turkmenistan, Shqipëria dhe Gjeorgjia

Grupi B

Kirgistani, Taxhikistani, Rusia dhe Uzbekistani

Mëposhtë do të gjeni përballjet që do të zhvillojë Shqipëria në këtëturne:

4 shtator ora 14:00 Shqipëri-Gjeorgji

5 shtator ora 17:30 Kazakistan-Shqipëri

7 shtator ora 14:00 Turkmenistan-Shqipëri

8 shtator play-off dhe finalja

Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar:

lista u17 xhemo

Show More

Related Articles