Sport

U19, fiton miqësoren ndaj Gjeorgjisë në “Loni Papuciu”

Kombëtarja shqiptare e futbollit U19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar miqësoren ndaj Gjeorgjisë, me rezultatin 1-0,  të zhvilluar sot në orën 17:00 në stadiumin “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit. Pjesa e parë ka qënë e ekuilibruar midis dy përfaqësueseve, në të dytën ka qene Sadik Cela në minutën e 35-të të kësaj pjese, ku nga një goditje denimi ka shënuar nje gol te shkëlqyer.

Me këtë gol kuqezinjtë korrën fitoren e parë, ndërkohë është planifikuar që në datën 1 shtator të zhvillohet një tjetër miqësore midis Shqipërisë U19 dhe Gjeorgjisë U19 po në qytetin e Fierit. Ekipi ynë përfaqesues është grumbulluar prej datës 20 gusht në këtë qytet.

u19vsgeo1

lista u19vs geo

Show More

Related Articles