“Udhëtari” zbulon 2 kg drogë

Operacioni antidrogë i policisë së Elbasanit i koduar “Udhëtari” ka zbuluar 2 kilogramë lëndë narkotike, duke vënë në pranga një person.

Ai u zhvillua ditën e djeshme ku u vu në pranga Ermir Skura, 25 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd.

Në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Elbasan- Tiranë , në bagazhin e autobusit iu gjet dhe u sekuestrua 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Marijuanë”.

Vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.