Lajme

Urdhrat e mbrojtjes kanë dështuar, jo amnisti dhunës në familje

Vetëm gjatë këtij viti Gjykata e Tiranës ka lëshuar mbi 600 vendime për urdhëra mbrojtje, mes të cilave 499 janë të menjëhershëm.

Juristët thonë se në shumicën e rasteve ato nuk zbatohen për disa arsye.

“Vendimet civile janë një vendim që duhet të zbatohen, ka raste që janë me urdhra mbrojtje dhe si vendim është i rregullt, por ata jetojnë në një banesë dhe në këtë rast kemi të bëjmë autoamtikisht me dështim”, thotë për Tv Klan avokati Astrit Prendi.

Sipas specialistëve, duhet një koordinim më i mirë mes policisë dhe pushtetit lokal për të shmangur rastet tragjike.

“Thyerja e urdhrit të mbrojtjes përbën vepër penale. Është e pamundur të ruhet fizikisht një person, ka mundësi të tjera ligjore, pasi duhet të krijohet një strukturë e veçantë nga policia dhe pushteti vendor”.

Duke iu referuar rastit të vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi apo dhunimit të gruas para një viti në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj në Vlorë, kërkohet që vepra penale e dhunës në familje të mos përfitojë nga amnistia.

“Në rastin e amnistisë, duhet të ketë disa përjashtime për dhunën në familje.

Për të minimizuar dhunën në familje, juristët kërkojnë që të ashpërsohen dispozitat ligjore për ata që thyejnë urdhrat e mbrojtjes.

Në rastin konkret ka patur tentativë të mëparshme, dhe ka mungesë serioziteti nga ana e policisë, pasi duke e ditur që një person është kontigjent krimi dhe mund të mendosh që ky person ka më shumë predispozitë për të kryer vepër penale”.

Show More

Related Articles