Lajme

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet

Prrenjas

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R. V, 40 vjeç banues në Prrenjas.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm