Lajme

Ushtronte këmbim valuator pa liçencë, arrestohet (Emri)

Policia e Durrësit bënë me dije se  ka arrestuar ditën e sotme një 57-vjeçar, pasi ushtronte aktivitet të pacertefikaur nga autoritet shqiptare.

Në pranga është vënë Hyqmet Arkaxhiu  57 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij është bërë pasi është kapur duke ushtruar këmbim valuator pa liçencë.

Po ashtu, atij iu gjetën dhe sekuestruan 950.000 lekë të reja dhe 500 €,  të cilat shërbenin për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare”.

Show More

Related Articles