KultureTe gjitha

Valbona mbetet bukuroshe si në dimër e në verë

Megjithëse në një situatë të rënduar përmbytjesh, jeta vazhdon në shumë aspekte të saja.

Nga Valbona,njoftohemi se vizitorët e fundjavës kanë mbërritur atje.

Turizmi i borës apo i Bardhë ka startuar. Lugina e Valbonës e ka prishur bardhësinë e saj nga skiatorët dhe gjurmët e vizitorëve të fundjavës. Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri,ajo ka mar një tjetër nur.

Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqipëtare. Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës.

Edhe rrugët drejt saj , janë një vrapim mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, port të gjitha lidhen me malet. Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve.

Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizëreni dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë. Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

. Tashmë, turizmi aty është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve dhe vëndasve.

Në Valbonë ka hotele moderrne dhe shtëpi bujtina vizitorët. mbi 20 hane që u shërbejnë turistëve në të vitit. Ndoc Mulaj, natyralisti dhe miku i mjedisit, raporto tashmë ka shtruar në luginë dhe ka boll vizitor që ka mbërritur aty.

Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke siguruar ushqimet karakteristike të zonës të përgatitura për periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e sa kosi,duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës.

Valbona është e bukur mikpritëse në çdo stinë dhe vizitohet në çdo kohë./n.l/ /a.g

Më shumë

Artikuj të ngjashëm