Showbiz

Valon Shehu është fituesi i edicionit të dytë të “YFSF”

Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e spektaklit të imitimeve “Your Face Sounds Familiar” i cili për javë të tëra rradhazi ka shoqëruar publikun cdo të hënë në mbrëmje.

Gjashtë konkurrentët e këtij edicioni, Flaka Krelani, Beatrix Ramosaj, Valon Shehu, Shpat Kasapi, Herion Mustafaraj e Arinda Gjoni kanë zhvilluar performancat e tyre më të mira mbrëmjen e sotme si dhe janë ngjitur në skenë secili  në shoqërinë e një prej konkurrentëve të vitit të kaluar.

Në fund të mbrëmjes është shpallur dhe fituesi i edicionit të dytë të YFSF. Kupën e artë e ka fituar këngëtari Valon Shehu . Në mbrëmjen e sotme nuk është dhënë vetëm një cmim por dy.

Çmimi i Produksionit ju dha këngëtares Kosovare Flaka Krelani.

Valoni gjatë këti sezoni  ka imituar një sërë personazhesh në këto javë spektakël dhe ka qenë gjithashtu një nga të preferuarit e publikut. 

Show More

Related Articles