Politike

Vasili sulmon sërish Ramën: Shqipëria është bërë qendra ndërkombëtare e trafikut të drogës, a do e japësh dorëheqjen?

Kreu i ngrupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili ka reaguar pas publimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave, duke sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se “Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike”.

Ja statusi i Vasilit:

“Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.

Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij.

Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?

Apo edhe për drogën, që po shkaterron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm