Lajme

Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Vlorë

QARKU VLORË

Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq.

Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë. Forcat e zjarrfikëses, të mbështetura nga banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë punuar për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos i afrohej zonës së banuar.

Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm