Kuriozitete

Vdekjet misterioze që habitën Europën

Ata po shijonin një darkë verore me brinjë të pjekura dhe fasule të konservuara.

Por të dy ranë në vend të vdekur në Authon-du-Perche, një fshat francez që krejt papritur e gjeti veten në qendër të vëmendjes së mbarë Europës.

Vdekja misterioze e Olivier Boudin, 38 vjeç dhe Lucien Perot, 69 vjeç mbajti mbërthyer opinionin publik.

Trupat e tyre nuk kishin asnjë shenjë sulmi apo përleshje.

Nuk kishte asnjë të dhënë se kishte pasur një grabitje.

Një fqinje i pikasi të dy në orën 6 të mëngjesit, por mendoi se i kishte zënë gjumi nga efektet e alkoolit.

Në mesditë, e njëjta grua vuri re se asnjëri nuk kishte lëvizur asnjë muskul.

Ajo e kuptoi se kishin vdekur.

Ndoshta, spekuluan policia dhe fqinjët, kanoçja me fasule të konservuara mund të ishte e helmuar.

Detektivët analizuan të gjithë ushqimet e mbetura në tavolinë, por rezultuan pa asnjë problem.

Kryebashkiaku Patrice Leriget u tha gazetarëve se skena e darkës dukej sikur ‘koha kishte ndaluar’.

Por spekulimet morën fund të mërkurën, kur u zbulua se shkaku i vdekjes së dyfishte ishte më prozaik.

Analizan zbuluan se i moshuari ishte mbytur teksa po përtypte një copë brinjë viçi pa e përçapur mirë për shkak se i mungonin disa dhëmbë.

Mjekët thonë se i riu, që kishte probleme gjenetike me zemrën, pësoi atak kardiak kur e pa shokun duke vdekur.

Miqtë e tyre thanë se të dy ishin shokë të ngushtë dhe pinin e hanin së bashku vazhdimisht.

Pronari i lokalit të fshatit tha se të dy ishin si ‘babë e bir’.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close